Fundamenti

Gjini: Edhe pa Vetëvendosjen mund ta bëjmë qeverinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ardian Gjini ka thënë se Flora Brovina duhet të veprojë ashtu siç i rekomandohet nga Kryesia e Kuvendit. Ndryshe, sipas Gjinit, atëherë Brovina rrezikon ta shkelë Kushtetutën dhe ta humbas mandatin e deputetit.

“Flora Borvina është deputetja më me përvojë në Kuvendin e Kosovës. Po mendoj se Flora Brovina nuk do ta shkelë Kushtetutën. Nëse bën ndryshe diçka prej asaj që i takon kryesisë së Kuvendit. Nëse bën diçka ndryshe prej asaj që i shkon nga Kryesia e Kuvendit, e shkelë Kushtetutën, do të duhet që ne t’i drejtohemi Kushtetueses dhe ajo ta humbë mandatin”, ka thënë Gjini.

Gjini: Edhe pa Vetëvendosjen mund ta bëjmë qeverinë

Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, ka thënë se edhe pa Vetëvendosjen, blloku mund ta formojë qeverinë dhe mund ta zgjedhë kryeparlamentarin.

“Mund të them se sa me LDK’në dhe me Nismën gati nuk është negociu.Kemi mbetë tash në miljen e fundit dhe kur e sheh vetëm miljen e fundit, të duket sa një mal”, ka thënë Gjini në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës.

Gjini ka thënë se blloku trepalësh ka dallime konceptuale me Vetëvendosjen.

FIDANISHTJA

“Nuk besoj se VV do t’i udhëheq bisedimet, për shkak se vet insistimi i Vetëvendosjes me i udhëheq bisedimet si parti që ka qenë kundër tyre, është mesazh i çuditshëm”.

“Është pak befasi gatishmëria e tyre që të jenë pjesë e institucioneve. Filimisht kam menduar se do ta gjejnë një metodë që të ndalet Thaçi 3”.

“Nëse nuk ndodhë, atëherë nuk kemi çka me bë, kemi provuar por mendoj se në aspektin e numrave mund të duket jo e domosdoshme”.

Ai ka thënë se beson që edhe minoritetet do ta votojnë të enjten kandidatin e koalicionit për kryeministër.

Ish deputeti i AAK’së shpreson që kolegët e tij të rinj të mos nxejnë gjakrat.

“Jo, shpresoj që jo edhe besoj që jo. Kuvendi i Kosovës i ka tejkaluar ato momente. Nëse do të ketë, do të jetë turp i madh”, ka thënë ai.