Eko Higjiena

Gjimshiti titullar te Atalanta

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prova titullari për Berat Gjimshitin. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare e nisi që nga minuta e parë ndeshjen miqësore të Atalantas ndaj Valserianas në kompleksin stërvitor malor ku skuadra bergamaske ka nisur punën përgatitore për sezonin e ri.

Mbrojtësi shqiptar u rreshtua në linjën mbrojtëse me 3 të trajnerit Gasperini për këtë sfidë ku zhvilloi një ndeshje pozitive, duke treguar se ai do të jetë një nga elementët kyçë të Atalantës në sezonin e gjatë të Serie A. Ashtu si pjesa më e madhe e skuadrës, Gjimshiti u zëvendësua në fillimin e pjesës së dytë për t’i lënë vend kolegut Caldara.

Gjatë minutave të aktivizimit, edhe pse nuk pati shumë punë për të bërë përballë sulmit të kundërshtarëve, Gjimshiti tregoi siguri dhe pjekuri në lojën e tij, duke punuar bashkë me shokët e repartit që rrjeta të mbetej e paprekur.

Mobi Casa

Gjimshiti u transferua te Atalanta gjatë pjesës së dytë të sezonit të shkuar por ai nuk gjeti hapësira të mëdha nën drejtimin e trajnerit Edy Reja me tri ndeshje dhe vetëm 270 minuta në total.

Gjithsesi, Gasperini panifikon t’i japë më shumë minuta në këmbë 23-vjeçarit që konsiderohet si një nga kolonat e ardhshme të mbrojtës së Atalantas.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.