Fundamenti

Gjimshiti thotë se Atalanta do ta ketë të vështirë ndaj Young Boys

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Atalanta luan nesër një ndeshje vendimtare në Ligën e Kampionëve teksa në transfertën zviceriane përballen me vendasit e Young Boys.

Bergamaskët kërkojnë kualifikimin në një grup ku ndodhen edhe Manchester United dhe Villareal, ndërkohë që sot në konferencë për shtyp ka folur mbrojtësi Berat Gjimshiti.

Futbollisti i kombëtares ka theksuar se bëhet fjalë për një ndeshje të vështirë kjo edhe për shkak të terrenit, duke qenë se luhet në fushë me bar sintetik.

ARKATANA

“Do të luajmë si gjithmonë, do të shkojmë për të fituar ndeshjen. E dimë që do të ketë vështirësi, do të luajmë edhe në një fushë me bar sintetik. E dimë që do të jetë e vështirë dhe provuam edhe në ndeshjen e parë ndaj tyre, por do të kërkojmë të luajmë më mirë. Të shënonim 5 gola kundër Spezia ishte një sinjal i mirë, këtë vit nuk ka ndodhur shpesh dhe na jep shumë besim”, tha Gjimshiti.

“Jam i bindur që do të shkojmë në Zvicër për të bërë një ndeshje të madhe. A do të kushtëzohemi nga rezultati i ndeshjes mes Villareal dhe Manchester United? Nuk besoj, ne do të zbresim në fushë dhe do të japim maksimumin për të fituar. Nuk na intereson se çfarë bëjnë të tjerët. Nëse marrim pikët tona, atëherë kalojmë grupin dhe me këtë mentalitet duhet të luajmë”, u shpreh Gjimshiti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.