GRANDEMALL

Gjimshiti para ndeshjes me Kilin: Jemi në rrugën e duhur, e respektojmë kundërshtarin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një ditë para miqësores me Kilin, përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti kanë mbajtur konferencë për media.

Në fjalën e tij, Gjimshiti e cilësoi takimin e nesërm si një test të rëndësishëm, në të cilin skuadra do dhurojë më të mirën, për të arritur te fitorja.

“Për ne që kemi shumë kohë që po luajmë në Itali, populli shqiptar do të na përkrahë, do të jetë shumë bukur. Sigurisht që Italia është kombëtare që ka historinë e vet, gjithmonë është aty. Ne kemi një frymë shumë të mirë dhe lojtarë me cilësi. Ekipi është në rrugën e duhur, pse të mos bëjmë surprizën ndaj Italisë, pse jo?! Ne nuk mendojmë për Europianin, mendojmë vëtëm për dy miqësoret, që janë të rëndësishme.

Uji Dea

Alexis Sanchez? Emër i madh, ka bërë karrierë për t’u respektuar, karrierë të bukur. Një lojtar me shumë cilësi, i nivelit botëror. Duhet ndihma e ekipit për ta ndalur, por të ndalim gjithë ekipin e Kilit, jo vetëm një lojtar.

Për ne, popullin shqiptar, do të jetë një gjë shumë e bukur të kemi një Europian apo Botëror. Po ndërtohet gjithçka në Shqipëri sa i përket futbollit. Për gjërat e tjera mund të flasë presidenti Duka.”, tha ai.

Të premten, Shqipëria luan me Kilin nga ora 20:45./Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.