FIDANISHTJA

Gjimshiti ndër më të mirët në Itali, Uzuni spikat në Hungari

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Observatori i futbollit, CIES, studimin e radhës e ka bazuar te vlerësimi i performancës së lojtarëve të futbollit, duke analizuar gjestet teknike, minutat në fushën e lojës si dhe nivelin e garave ku konkurrojnë me skuadrat e tyre.

Në këtë klasifikim të futbollistëve me më shumë se 1000 minuta në kampionatet respektive, në majë është Lionel Messi (405 pikë), i ndjekur nga Neymar (381) dhe Robert Lewandowski (371).

Mbrojtësi i Manchester City-t, João Cancelo, (368) kryeson tabelën në Premier League-n angleze përpara Rodri Hernández, Kevin de Bruyne dhe Riyad Mahrez. Në pozitën e pestë është Jesse Lingard (West Ham, i huazuar nga Manchester United).

Lojtarët nga pesë skuadra të ndryshme janë në pesë pozicionet më të mira të renditjes në Serinë A: Lorenzo Insigne (Napoli), Achraf Hakimi (Inter), Cristiano Ronaldo (Juventus), Théo Hernández (Milan) dhe Domenico Berardi (Sassuolo).

Fundamenti

Lojtarët më të rinj që kryesojnë në ligat e tyre janë 21-vjeçarët Noa Lang (Club Brugge) në Belgjikë dhe Fabio Parisi (Empoli) në Serinë B Italiane, si dhe 22-vjeçari Patson Daka (RB Salzburg) në Austri, Olimpiu Moruţan (FCSB) në Rumani dhe Denys Popov (Dinamo Kiev) në Ukrainë.

Interesant fakti që në vendin e tetë në renditjen e Serisë A me indeksin 322 (Insigne kryeson me 336) është Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare që po spikat prej disa sezonesh tek Atalanta.

Një tjetër shqiptare spikat në këtë analizë të thellë statistikore të CIES. Ai është Myrto Uzuni, i pesti në Hungari për nivelin e performancës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.