ARKATANA

Gjimshiti: Liverpooli shumë i fortë për ne, ndaj Interit rikthehemi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Atalanta ka pësuar humbje të thellë në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve.

Skuadra simpatike italiane u mposht në shtëpi me rezultat të thellë 0-5 nga gjiganti anglez Liverpool.

E në këtë takim ka qenë i pranishëm në fushë si gjithmonë edhe mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti.

Qendërmbrojtësi i Atalantës ka thënë se Liverpooli ishte shumë i fortë për skuadrën e tij.

FIDANISHTJA

“Liverpooli ishte shumë i fortë për ne, por nuk ia bëmë edhe aq të vështirë. Ne nuk luajtëm mirë në të gjithë aspektet, me shumë gabime individuale”.

“Kështu, humbet ndaj skuadrave të tilla. Ishim gati dhe të motivuar, më pas shkuam në disavantazh dhe ndoshta humbëm ekuilibrin”, ka thënë Gjimshiti.

Tutje mbrojtësi shqiptar tha se skuadra synon të rikthehet te rezultatet pozitive në fundjavë ku presin Interin.

“Duhet të shohim përpara me patjetër, nuk do të jetë e lehtë për ta bërë. Do të shikojmë gabimet e bëra, do të na ndihmojnë, pastaj do të provojmë të harrojmë humbjen dhe të shikojmë përpara se është një sfidë shumë e rëndësishme”, u shpreh Gjimshiti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.