Eko Higjiena

Gjimshiti lëndohet, humb ndeshjen e madhe ndaj Milanit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Berat Gjimshiti është njëri nga mbrojtësit më të mirë te Atalanta këtë edicion.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka zhvilluar 11 takime këtë edicion në Serie A me fanellën zi kaltër.

Por në njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit për Atalantën ndaj Milanit, mbrojtësi shqiptar do të mungojë.

25-vjeçari ka pësuar një lëndim një javë më parë dhe kështu humbi ndeshjen ndaj Spalit.

Berat Gjimshiti në një duel me Edin Dzekon. (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Mobi Casa

Por rikuperimi i tij nuk ka shkuar mirë dhe kësisoj ai do ta humbas edhe ndeshjen ndaj Milanit.

Gjimshiti gjithsesi do të grumbullohet por trajneri Gasperrini ka bërë me dije se nuk do të rrezikojë me aktivizimin e tij.

Rikthimi i mbrojtësit shqiptar në fushë pritet të ndodhë në javën e ardhshme në ndeshjen ndaj Torinos.

Atalanta po lufton për një pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve, pasi aktualisht është në pozitën e pestë në tabelë me 38 pikë, një më pak se Milani në vendin e katërt. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.