UBT

Gjimshiti kërkon falje për gabimin, thotë se duhej fitore ndaj Islandës

/ 2 minuta lexim
HW

Berat Gjimshiti shprehu keqardhjen për gabimin që i kushtoi një gol Shqipërisë ndaj Islandës.

Mbrojtësi i Atalantës kërkoi falje për atë pasim të gabuar, por shprehu bindjen se Shqipëria, duke shmangur pikërisht këto gabime, do ta mbyllë në vendin e parë në grup.

“Të them të drejtën, për mua është rezultat i keq. Në pjesën e parë luajtëm më mirë, pastaj në të dytën jo mirë, bëmë gabime. Te goli bëra unë gabim. I kërkoj falje skuadrës. Jam i zhgënjyer me veten, kishim mundësi ta fitonim ndeshjen.”

FIDANISHTJA

Të njëjtat gabime: “E vështira të them pse. Te gabimi im mund të flas për veten. Ishte një gabim teknik, doja ta hiqja topin në anësore por e kapa keq dhe e dhashë si asist.”

Reagimi jo i duhur: “Jo vetëm unë por edhe të tjerët që kanë eksperiencë duhet të ndihmojnë të tjerët. Të them të drejtën ishte e vështirë ta rregulloja lojën të ishe më agresiv. Çdo lojtar që ishte në fushë u mundu të jepte maksimumin. Ishim kundërshtarët më agresivë.

Objektivi, i arritshëm: “Erdhëm këtu me një qëllim, për ta fituar ndeshjen, pasi e dimë që kemi skuadër me cilësi. Duhet të jemi të vetëdijshëm për cilësitë tona. Sigurisht nëse nuk i bëjmë ato gabime që bëmë sot do ta lëmë pas Islandën dhe do ta fitojmë grupin.”/SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.