Hidromorava

Gjimshiti flet për shortin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve: Vështirë, por do të na dhurojë emocione

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kombëtarja shqiptare është njohur tashmë prej disa ditësh me rivalet që do të ketë përballë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve (Nations League), me ndeshjet që nisin në fillim të muajit qershor.

Shqipëria u shortua në Grupi 2 të Ligës B të këtij kompeticioni së bashku me Rusinë, Islandën dhe Izraelin.

Përfaqësuesja shqiptare do të ketë mundësinë të zhvillojë miqësore në muajin mars për t’u përgatitur për turneun e UEFA-s, ndërkohë që rivalët mbeten ende për t’u përcaktuar.

Në lidhje me shortin ka folur edhe Berat Gjimshiti, një nga shtyllat e mbrojtjes kuqezi dhe ekipit Kombëtar. Në prononcimin e tij për Fshf.org, mbrojtësi shprehet se rivalët që do të ketë përballë Shqipëria janë të fortë dhe është i bindur se ekipi do të dhurojë ndeshje të bukura ndaj kundërshtarëve të këtij niveli.

FIDANISHTJA

Gjithashtu, Gjimshiti thekson se objektivat duhen përcaktuar me kalimin e kohës, teksa shton se Kombëtarja shqiptare do të luftojë për çdo pikë në fushë dhe do t’u tregojë të gjithëve se është në rritje të vazhdueshme.

“Për mendimin tim, shorti i Nations League më duket i vështirë për Shqipërinë, por në të njëjtën kohë do të na dhurojë emocione mjaft të bukura sa i përket sfidave, që do të kemi, duke u përballur me këto skuadra që janë shumë të forta”, – thotë Berat Gjimshiti për Fshf.org, duke shtuar.

“Sigurisht, objektivat duhet t’i përcaktojmë me kalimin e kohës, por është e rëndësishme që ne të tregojmë se do të luftojmë për çdo pikë në këtë grup dhe të tregojmë vlerat tona, si edhe të konfirmojmë edhe një herë rritjen e Kombëtares shqiptaret në kohët e fundit”, shprehet mbrojtësi i Kombëtares shqiptare. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.