ARKATANA

Gjimshiti flet pasi ndali Icardin dhe Interin: Tani mendojmë për Ligën e Kampionëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Berat Gjimshiti ka shkëlqyer me fanellën e Atalantës përballë Interit në barazimin 0-0.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ishte fantastik në këtë takim dhe nuk e la fare të vinte në shprehje sulmuesi më i rrezikshëm i Interit, Mauro Icardi.

Lojtari i Atalantës ka marrë ndër notat më të mëdha në këtë takim që skuadra e tij arriti t’i rezistonte sulmeve të vendasve.

Pas ndeshjes ka qenë vetë Gjimshiti që ka folur për objektivin e madh të Atalantës, që është të zënë një pozitë në Ligën e Kampionëve.

Mobi Casa

“Interi e nisi ndeshjen mirë, por ne arritëm të largonim presionin dhe të luanim hapur”.

“Po shtynin shumë para deri në fund, por arritëm të menaxhonim situatën dhe mendoj se është një rezultat i mirë për të dy. Ndeshje pas ndeshje duhet të mendojmë tani për Ligën e Kampionëve”, u shpreh Gjimshiti.

Reprezentuesi shqiptar ka folur edhe për duelin ndaj Icardit, që arriti ta fitojë në San Siro.

“Icardi është nga ato lloj sulmuesish që mund të të shënojë gjithmonë, por sot e kemi mbuluar shumë mirë. Duhet të falënderoj edhe Zotin në rastin që iu dha në pjesë të parë”, përfundoi mbrojtësi shqiptar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.