Uji Dea

Gjimshiti e konsideron vit të suksesshëm vitin 2023, pret edhe më shumë në vitin e ri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Berat Gjimshiti është kthyer në një lider të mbrojtjes së Atalantës, duke luajtur rregullisht me bergamaskët, për t’u bërë një nga pikat kryesore të forcës së kësaj skuadre.

Ai ka qenë thuajse i pakalueshëm në sfidën e fundit të vitit ku Atalanta triumfoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Lecces së Ylber Ramadanit.

Qendërmbrojtësi shqiptar tha se ishte një fitore e vështirë, por që shumë e nevojshme për ta mbyllur vitin me fitore.

“Kjo është një fitore e rëndë, deshëm ta mbyllnim mirë vitin para tifozëve tanë. Po kemi vështirësi në shënimin e golave, por kjo varet edhe nga kundërshtari, Lecce po luan shumë mirë, nuk linte hapësira në fazën mbrojtëse dhe ishte e rrezikshme në kundërsulm”, tha Gjimshiti.

Mobi Casa

Mbrojtësi shtatlartë shqiptar e konsideron si një vit të mbarë 2023, por synon të arrijë rezultate edhe më të mira në vitin 2024.

“Në përgjithësi them se po, por ne jemi në skuadër që mendon gjithmonë të përmirësohet dhe të bëjë sa më mirë të jetë e mundur. Kjo është forca jonë që duhet të marrim me vete edhe në vitin 2024”, deklaroi qendërmbrojtësi shqiptar.

Skuadra zikaltër e mbylli këtë vit në vendin e gjashtë në Serie A me 29 pikë, derisa objektivi është rikthimi në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.