FIDANISHTJA

Gjimshiti drejt huazimit, këto dy skuadrat italiane e duan

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

E ardhmja e mbrojtësit të kombëtares, Berat Gjimshiti, vazhdon të jetë në diskutim, pasi hapësirat e pakta për të tek Atalanta kanë bërë që disa klube të shfaqin interes për shërbimet e tij.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, mes klubeve të Atalantës dhe Avelinos është arritur marrëveshja për kalimin e Gjimshitit në formë huazimi për këtë sezon në Serinë B.

Aktivizimi në Serinë B ndoshta nuk do të ishte shumë i preferuar nga futbollisti, por aty ai do të kishte një vend titullari të sigurt, që do t’i jepte mundësinë të qëndronte në formë të mirë sportive dhe do t’i shtonte shanset e aktivizimit si titullar në kombëtaren shqiptare.

Uji Dea

Ndërkohë “Corriere dello Sport” këmbëngul që Berat Gjimshiti do të kalojë në një tjetër skuadër të Serisë A, atë të Krotones, në formë huazimi për këtë sezon.

Skuadra e ngjitur këtë vit në elitën italiane, është në kërkim të një qendërmbrojtësi, dhe shqiptari i Atalantës konsiderohet si një mundësi shumë e mirë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.