Fundamenti

Gjimshiti do të largohet nga Atalanta, tri skuadra italiane e duan mbrojtësin shqiptar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjimshiti do të largohet nga Atalanta, tri skuadra italiane e duan mbrojtësin shqiptar
Berat Gjimshiti duket se nuk do ta vazhdojë karrierën e tij te Atalanta.

Mbrojtësi shqiptar është rikthyer në klubin bergamask pas një huazimi te Benevento.

Edhe pse Benevento ra në Serie B, Gjimshiti kishte paraqitje fantastike në Serie A.

Kjo ka bërë që reprezentuesi shqiptar të ketë oferta.

Sassuolo mbetet skuadra më e interesuar për transferimin e tij.

Mobi Casa

Berat Gjimshiti gjatë një ndeshje gjatë Milanit (Getty Images)

Ndërkohë në garë është futur edhe skuadra e rikthyer në elitë Frosinone si dhe ish-skuadra e Gjimshitit, Benevento që ka drejtën e bleres së kartonit prej 500 mijë euro.

Në rast se Benevento nuk arrin ta blejë lojtarin atëherë Atalanta do të kërkoj një milionë euro nga Frosinone dhe Sassuolo për shqiptarin.

E ardhmja e qendërmbrojtësit nga Lugina pritet të vendoset në fillim të muajit korrik. /Telegrafi/