GRANDEMALL

Gjimshiti: Anfieldi na dha zemër, askush nuk na do përballë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Të kesh përballë Atalantën, aq më tepër në këtë periudhë ku zikaltrit e Gasperinit po “fluturojnë”, është gjithmonë e vështirë dhe e komplikuar.

I bindur është Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares kuqezi dhe lideri i prapavijës së Atalantës, i cili pas fitores me Romën, ndër të tjera tha:

“U vu re qartë përgatitja shumë e mirë që i kishim bërë ndeshjes me Romën. Rëndësi ka që të mos e mbajmë mendjen te finalet me Juven (Kupa e Italisë) dhe Leverkusenin (Europa League). Ka kohë për të menduar për ta.

Në pjesën e parë mund të shënonim 3-4 gola. Dilnim rrjedhshëm në sulm. Krijuam raste të pastra, duhej ta kishim mbyllur takimin. Na mungoi disi saktësia para portës.

Hidromorava

Fitore vendimtare për kualifikimin në Champions. Kemi edhe 5 finale deri në fund, mund t’i fitojmë të pesta.

Ndeshja në ‘Anfield’ kundër Liverpoolin na mbushi plot vetëbesim. Tani jemi të bindur se mund të mposhtim çdo kundërshtar.

Realisht nuk është aspak e lehtë të na kesh neve përballë, përkundrazi. Kështu duhet të jetë edhe për 5 kundërshtarët e radhës“, u shpreh mbrojtësi nga Lugina.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.