FIDANISHTJA

Gjimnazi i Gjilanit ishte e mbeti shkollë elite

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sot, para mijërave shkollarëve gjimnazistë dhe para dhjetëra mësimdhënësve të kësaj vatre të hershem shkollore, u kremtua dita e shkollës – Gjimnazit “Zenel Hajdini” në Gjilan.

Fillimisht, programi i kësaj feste filloi himnin kombëtar, ku kori i shkollës e intonoi me udhëheqjen e profesoreshës së muzikës, Arta Haziri.

Pas kësaj pike, fjalën e mori Sami Hoxha, drejtor i gjimnazit në fjalë, i cili tha se, sivjet, ky gjimnaz po e kremton 69-vjetorin e fillimit të punës edukativo-arsimore. “Sot për shkollarët dhe për ne punëtorët e kësaj vatre të rëndësishme shkollore është kënaqësi e madhe që po e festojmë këtë datë të shënuar, e cila na përkujton rrugën nëpër të cilën kanë kaluar jo vetëm shkollarët, por edhe kuadri mësimor. Pati sfida, por rrugëtimi gjer këtu nuk u ndalë. As kjo vatër e diturisë nuk u gjunjëzua para okupuesit shekullor, i cili asnjëherë nuk ia deshi të mirën. Dhe, nga ky gjimnaz që ka bërë emër, kanë dalë me qindra e mijëra kuadro të shumta të profileve të ndryshme, të cilat, sot, punojnë e janë krenarë me shkollimin e tyre. Sukseset e kësaj vatre shkollore të arsimit të mesëm janë evidente, për faktin se, shkollarët tanë, ku kanë garuar, kanë dalë fitues në shumë fusha të dijes. Pra, kur punohet me përkushtim, edhe fitorja është e pritur. Uroj që të festojmë edhe festa tjera të kësaj vatre shkollore, të cilat na gëzojnë me sukseset e reja drejt rrugës së dijes së quajtur – jetë” tha drejtori Hoxha.

KKVITI

Në këtë manifestim u ndanë edhe disa shpërblime të kuizit të diturisë të udhëhequr nga Safet Rexhepi, profesor i gjeografisë, i cili i ftoi nxënësit fitues t`i marrin dhurata e merituara.

Ndërsa grupi i artit muzikor, i udhëhequr nga Arta Haziri, dha një program të pasur me këngë e valle popullore. Po ashtu duhet veçuar edhe grupin dramatik, i cili, nënë udhëheqjen e Tahir Dalipit, profesor, dha një pjesë skenike para mësimdhënësve dhe moshatarëve të tyre./tefik selimi/rajonipress/