ARKATANA

Gjilanit i takon derbi i qytetit në stadiumin “Fadil Vokrri”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Vëmendja e tifozëve “Intelektualëve” e “Skifterave” në javën e VI, ishte përqendruar ne derbin në mes Dritës e Gjilanit, takim i cili u zhvillua në stadiumin në kryeqytet “Fadil Vokrri”.

Kënaqësinë të cilën e dhuron ky derbi, shumë dashamirë të futbollit mbetën të zhgënjyer për shkak se ndeshja nuk u zhvillua në qytetin e Gjilanit për shkak ndërtimit të stadiumit të qytetit. Se a ka humbë rivaliteti i këtyre dy klubeve dëshmon se në radhët e skuadrës së Gjilanit nuk kishte futbollist nga qyteti, ndërsa tek Drita ishin 2 lojtarë, Ardian Limani dhe portieri Faton Maloku, se a mund të theksohet se ky është derbi i qytetit, këtë e vlerësojnë dashamirët e futbollit gjilanas.

Në pjesën e parë u zhvillua futboll tejet i dobët pa asnjë të vetme gjuajtje drejt portave të Enea Koliqit e Faton Malokut. Me të mbaruar pjesa e parë disa tifoz të pa ndërgjegjshëm të “Intelektualëve” e “Skifterave” janë kacafytur duke i hedhur hije të keqe këtij derbi i cili gjerë më tani ka qenë shembull në futbollin e Kosovës. Pjesa e dytë fillon me 25 minuta vonesë deri në qetësimin e situatës në mes tifozëve e klubeve . Rast të mirë shënimi tek Drita kishte Haxhimusa e Vuqaj në minutën e 54-të, por në dy rastet Koliqi shpëton portën e tij.

Mobi Casa

“Bardhëkuqet”e Gjilanit arrijnë në epërsi në minutën e 66 Progni nga goditja e lirë nga 18 metra gjenë këndin e epërm të Malokut duke zhbllokuar rezultatin në 0-1. Në minutën e 72-të, Balde i Dritës ndëshkohet me kartonin e kuq.

Në minutën e 89-të, pas një kundërsulmi të shpejt Kelmendi nuk e pati vështirë ta mposht Malokun e Dritës për të vulosur derbin e 37 me rezultat 0-2. Pas kësaj fitore Gjilani zë vendin e 5 me 9 pikë, ndërsa Drita mbetet në pozitën e 3 me 11 pikë.

Në javën tjetër Gjilani do te takohet me Malishevën në Gjilan, ndërsa Drita do të jetë mysafirë i Dukagjinit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.