FIDANISHTJA

Gjilanit i duhet një kryetar i guximshëm, që sjell ndryshime rrënjësore

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga Fehmi Sylejmani – Gjilanit urgjentisht i duhet ndryshimi e ndryshimin mund ta bëjnë vetëm një klasë intelektualësh, të prirë nga një njeri i dijshëm, i drejtë dhe i guximshëm për veprime në të gjitha segmentet e shoqërisë kosovare. Koha për ndryshime, tani o kurrë! Të mësojmë nga praktikat e deritashme të mbrapshta, që na morën votën dhe asgjë nuk bën për popullin-qytetarin.

Zgjedhjet bëhen për të zgjedhur, për ndryshime, për të mirën e përgjithshme e, jo për vazhdim të mandateve të zgjedhësve këtu e 17 vite në vazhdim! Iku koha e profiterëve, demagogëve, gënjeshtarëve, zhvatësve, pakurrizorëve, dilingjive, e ……Me këso lloj tipash nuk e mbanë optimizmi se me këto zgjedhje do të përmirësohet gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike e shumicës së qytetareve. Se do të zhvillohet ekonomikisht qytetit, se do të rritet cilësia e shërbimeve e publike, administratës, arsimit, shëndetësisë, bujqësisë e shumë segmenteve tjera shoqërore politike.

Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan doli e para me kandidatin e saj zyrtar për kryetar dhe atë nga një proces i brendshëm demokratik, i hapur, transparent dhe shumë korrekt, dhe pa asnjë dyshim se edhe në zgjedhjet e 22 tetorit do të jetë e para. Një kandidati i denjë për të qeverisur me Komunën e Gjilanit, me Lëvizjen Vetëvendosje, për një Gjilan dinjitozë, të drejtë, social dhe zhvillimor. Prandaj shpresa e vetme e gjilanasve është piketuar vetëm drejtë një piste e ajo është Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht kandidati i saj për kryetar Sami Kurteshi. Pra Gjilanit i duhet një kryetar i guximshëm, që sjell ndryshime rrënjësore
Në të vërtetë kush është Sami Kurteshi.

United Hospital

Njeri besnik dhe i ditur! Atdhetar i dëshmuar !Njeriu që ka dhënë shumë për çlirimin e Kosovës! Njeriu që i flet dhe i shkruan katër gjuhë të huaja!Njeri i sinqertë, i pakorruptuar dhe i drejtë! I burgosur politik! Magjistër i Shkencave Politike në Universitetin e Cyrihut! Ish Avokat i Popullit! Aktualisht deputet i sapozgjedhur! Fat i madh për Gjilanin ta udhëheqë një burrë i tillë nga një familje me taban të fortë kombëtar! Me Sami Kurteshin koncepti dhe ideologjia e LVV vetëm sa do të rriten dhe forcohen, e natyrshëm se shumë lehtë do të aplikohen. Dhe nga e gjithë kjo më së shumti do të përfitojnë qytetarët gjilanas, sepse paraja e qytetarit në asnjë formë nuk do të keqpërdoret.

Pra, Gjilanit i duhet një kryetar që e ndal kaosin urbanistik, që ndal shëmtimin e qytetit, që e ndal hajninë e korrupsionin, që ndal punësimet masiv të militantëve partiak e nepotizmin, që e ndal keqpërdorimin në zyrën e prokurimit, që e ndal pirjen e duhanit në vendet publike, që e vë në lëvizje mekanizmin e inspektoriatit në të gjitha sektorët, duke e shtuar kontrollin dhe vëzhgimin permanent, duke ua kthyer shpresën qytetarëve, sepse gjilanasit meritojnë vërtetë shërbime dhe tretman shumë më të mirë që kanë ofruar pushtet e deritashme. Po kthehet shpresa në Gjilan, priten ditë shumë më të mira. 22 tetori ditë kthese në Gjilan.

Autori është këshilltar komunal nga radhët e LVV në Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.