Fundamenti

Gjilanit fitorja, Dritës barazhi

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjilani ka ngadhënjyer në kryendeshjen e qytetit ndaj Dritës, e cila ka mbetur në barazh vetëm falë fitores së Drenicës ndaj Istogut. Dritës i duheshin pikët së tepërmi e Gjilani luajti pa ngarkesë dhe në fund iu gëzua fitores. Në fushë kanë mbizotëruar lojtarët e Gjilanit, por në pjesën e parë raste më të mira pati Drita. Kështu në minutën 7, Shillova nga afërsia gjuajti drejt në portierin, kurse Berisha në minutën 35 ka provuar nga largësia dhe ka sprovuar Kaqiun, që me mund e ka ndalë topin.

Në pjesën e dytë, Gjilani rrezikoi nëpërmjet Salihut, kur në minutën 62 topi për pak shkoi jashtë porte. Edhe në minutën 70 Shabani gjuajti nga largësia, por topi për pak shkoi jashtë portës. Minuta 82 ishte vendimtare në këtë ndeshje, kur Drita pati një sulm nga gjuajtja nga këndi, por në vend që të qëlloj me kokë, Shilllova u kërrus dhe më pas edhe e humbi topin duke e mbajtur së tepërmi, kurse menjëherë në kundërsulm Rusi shpërtheu me shpejtësi, harkoi në anën e kundërt e Shabani me urti e dërgoi topin në rrjetë. Që nga ky moment, Drita me mendje ishte në Skënderaj, duke pritur lajmin nga atje, kurse me të përfunduar ndeshja në Skënderaj, lojtarët e Dritës ulën ritmin dhe të qetë e pritën humbjen, e cila doli të ishte e ëmbël.

Kryetrajnerët e dy ekipeve u shprehen: Sedat Pajaziti (Drita): “Luajtëm të lodhur e nën presion. Nuk jam i kënaqur me paraqitjen që e patëm. Jemi të kënaqur që fitoi Drenica. Tash edhe më e vështirë do të jetë ndeshja e barazhit, sikurse edhe finalja për kupë, por besoj se pas një jave Drita do të jetë më ndryshe”.

HW

Arbnor Morina (Gjilani): “U vërtetua se ky është derbi më i madh në Kosovë. U vërtetua edhe se nuk bëjmë dallavere. Unë ka dy herë që po e përjetoj këtë derbi, një herë si kryetrajner i Dritës e tashti i Gjilanit, por kjo është puna e jonë. Besoj se fitoi futbolli, fituan qytetarët e këtij qyteti.”/rajonipress/

Drita – Gjilani 0:1 (0:0).
Stadiumi i Qytetit në Gjilan.
Shikues: 9000.
Shënues: Egzon Shabani në minutën 82.
Gjyqtarë: Besfort Kosumi, Driton Preniqi, Fatlum Berisha, Burim Jahmurataj.
Kartoni i verdhë: Sejdiu (D) – Kastrati, Shaqiri, Mustafa, Haxhimusa, Shabani(GJ)

Drita: Halimi, Sejdiu (Murati), Haliti, Tusuni, Hashani, Ajdari, Berisha, Ramadani (Kastrati), Kelmendi, Shabani, Shillova (Byqmeti).
Gjilani: Kaqiu, Hyseni, Kastrati, Shala, Arago, Shaqiri, Mustafa (Morina), Haxhimusa (Hasani), Shabani, Rexhepi (Rusi), Salihu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.