Fundamenti

Gjilanit do t’i shtohet edhe një xhami e re

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në prezencën e myftiut të Republikës së Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorë dhe kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, vendoset gurethemeli për ndërtimin e xhamisë së re në hyrje të Gjilanit.

Në këtë eveniment, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, z. Aliu, ka përgëzuar banorët e kësaj lagjeje për ndërtimin e xhamisë së re dhe ka falënderuar donatorët, të cilët me shumicë janë nga diaspora.

Mobi Casa

Në fjalën e tij përshëndetëse, myftiu Naim Tërnava përgëzoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit për fillimin e ndërtimit të xhamisë së 45-të në këtë komunë. Duke folur për rëndësinë e ndërtimit të xhamive nga besimtarët, ai theksoi hadithin: “Ai i cili ndërton një xhami në këtë botë, Allahu do të ndërtojë për të një shtëpi në xhenet”.

Përveç banorëve të lagjes, në këtë ngjarje morën pjesë edhe dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, Fahrush Rexhepi, drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, Sabri Bajgora, kryetarët e KBI-ve të Pejës, Vitisë dhe Kamenicës etj thuhet në njoftimin e Agim Hysenit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.