Mobi Casa

Gjilanin me Autostradë e ka bërë kryeministri Ramush Haradinaj

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Ardian Azemi – Në Autostradën e Gjilanit mund të shëtisin dhe bëjnë fotografi të gjithë kandidatët për kryetar të Komunës së Gjilanit. Është e të gjithëve. Është e Gjilanit, e Anamoravës, e taksapaguesve gjilanas.

Gjilanin me Autostradë e ka bërë kryeministri Ramush Haradinaj, sikurse shumë projekte të tjera që edhe sot janë duke u realizuar.

Disa parti politike në Gjilan e kanë shfrytëzuar heshtjen e AAK-së sa i përket projekteve për Gjilanin. Aleanca ka heshtë sepse konsideron se nuk ka vend për mburrje, sepse e ka kry thjeshtë obligimin ndaj qytetarëve, ndaj taksapaguesve, detyrë kjo të cilën ju nuk e keni kryer asnjëherë. E keni konsideruar hambarë të votave Gjilanin, keni marrë me shumicë vota e nuk keni kthy asgjë. Për më keq, prapë jeni ardh dhe vazhdoni të vini të kërkoni votë, pa pikë marre.

Mobi Casa

Pra, secili e di kush çka ka sjellë në Gjilan. Të gjithë jemi dëshmitarë se kush e riktheu vëmendjen e pushtetit qendror kah Anamorava në përgjithësi, sikurse çdo qytetarë i Kosovës e di se qeveria Haradinaj ka ndarë buxhetin drejt dhe barabarësisht, pa i interesuar fare se kush qeverisë me komunat.
Andaj, nëse keni program për të ardhmen e Gjilanit, urdhëroni shpaloseni para qytetarëve, për të kaluarën mos flisni sepse ju njohim. Madje, shumë më mirë për ju është të mos shpurdhni fare, sepse sa më thellë që futeni, aq më shumë të palara ju dalin.

Foto nga nënshkrimi i kontratës për Autostradën e Gjilanit: