UBT

Gjilani zhgënjen si me lojë po ashtu edhe me rezultat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Futbollistët e Gjilanit edhe një herë kanë zhgënjyer me lojën e tyre gjatë 90 minutave në ballafaqim me Trepçën’89 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Gjilani edhe njëherë dëshpëroi në fillim të këtij kampionati edhe pse në mesin e saj ka super futbollist, gjatë këtyre 7 javëve nuk janë as hija e kampionatit të kaluar.

Trepça’89 me futbollist të rinjë e të talentuar dëshmoi se me plot meritë ka marrë një pikë tejet të vlefshme.

Sot skuadrën e Gjilanit e drejtoi ndihmës trajneri, Alban Hyseni, ndërsa për trajnerin Gentjan Mezani u tha se për shkak familjes së tij ka munguar në këtë ballafaqim, dhe pritet ti bashkohet skuadrës në javën e ardhshme.

Skuadra mysafire nga Mitrovica me pak fat ka mundur të kthehet në Mitrovicë me tri pikë.

Rastin e vetëm në pjesën e parë e kishte Ferreira në minutën e 31-të kur nga ndërprerja gjuan mbi portë.

Fundamenti

Ndërsa mysafirët rast të mirë shënimi kishin në minutën e 40-të kur Kaqar me gjuajtje nga distanca sprovon Koliqin e Gjilanit i cili ishte në vend.

Mysafirët në minutën e 52 e 55, patën mundësi shënimi, në rastin e parë Sie gjuan me kokë, por Koliqi mbron, ndërsa Muja pas depërtimit gjuan por Koliqi edhe njëherë ishte i vëmendshëm.

Në minutën e 84-të Kurtaj i Gjilanit godet horizontalen portierit Prince Marley.

Trajneri i sotëm i Gjilanit, Alban Hyseni, pas ndeshjes ka deklaruar.
“Ndoshta jemi lodhur nga derbi, nuk bëmë paraqitje të mirë ishte një ndeshje tejet e dobët e jona”.

Pas 7 javëve Gjilani zë pozitën e 5 me 10 pikë të tubuara. Në javën e ardhshme Gjilani përballet me Prishtinën në Prishtinë./rajonipress/