FIDANISHTJA

Gjilani zhgënjen, nuk arrin të rishkruan historinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Finalja e Kupës së Kosovës në futboll i ka takuar skuadrës së Prishtinës, e cila ka mposhtur Gjilanin me rezultat 2:0. Një kohë të gjatë “Skifterat” e Gjilanit e kishin pritur me kërshëri këtë finale duke udhëtuar mbi 2000 shikues drejt kryeqendrës, por futbollistët e Gjilanit kanë zhgënjyer si me paraqitje poashtu edhe me rezultat duke i dëshpëruar me të madhe tifozët e saj “Skifterat”.

“Bardhekuqëve” të Gjilanit asgjë nuk ju shkoi për dore, futbollistët e Prishtinës fillim e mbarim ishin më të mirë duke rrezikuar portën e Ene Koliqit të Gjilanit. Futbollistët e Gjilanit asnjëherë nuk arritën të rrezikojnë portën e portierit të Prishtinës Kolaj.

Zhbllokimin e rezultatit Prishtina e arrin në minutën e 65-të, rezervisti Genc Hamiti arrin ta mposht portierin Enea Koliqin. Në minutën e 77-të, Mërgim Pefqeli me një projektil nga 23 metra gjenë këndin e epërm të portierit Koliqi duke shënuar gol spektakular për rezultatin 2:0.

Mobi Casa

Në minutën e 90-të, Mevlan Zeka shënon me kokë por pas intervenimit të VAR-it goli u anulua sepse u konstatua se ishte pozitë jashtë loje.

Gjilani në këtë stinorë i mbetet të kënaqet me kualifikimin në garat evropiane, pasi në stinorin e rregullt përfundoj ne pozitën e tretë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.