Gjilani zgjohet me borën

Gjilan – Gjilani të enjten është zgjuar e mbuluar nga bora. Autoritete policore në Gjilan bëjnë apel që të kenë kujdes maksimal pasiqë rrugët janë të lagura, edhe pse të gjitha janë të kalueshme.
Bora e parë ka befasuar shumë qytetar gjilanas. Ajo ka filluar të bije nga orët e vona të natës dhe po vazhdon ende.
Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale tha për rajonipress se rrugët janë të kalueshme të gjitha, por kërkohet nga vozitësit kujdes maksimal. “Fatmirësisht nuk kemi aksidente të shënuara, por nga vozitësit kërkohet një kujdes i shtuar pasiqë nga ata kërkohet të kenë pajisjet dimërore. Policët e trafikut janë kudo sot dhe dënimet do të jenë të ashpra” tha Hashani./rajonipress/