Fundamenti

Gjilani zgjidhet njëra nga tetë komunat partnere të programit 5-vjeçar me USAID-in “Integriteti i Komunave të Kosovës”

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se kjo komunë është zgjedhur në mesin e tetë komunave partnere të programit 5-vjeçar me USAID-in “Integriteti i Komunave të Kosovës”.

Hyseni, pas takimit me përfaqësues të këtij programi, ka thënë se ky aktivitet adreson sfidat në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve me cilësi të dobët nga Qeveria e Kosovës duke përmirësuar menaxhimin e financave publike (MFP), me fokus në prokurimin komunal dhe duke përforcuar mekanizmat e llogaridhënies brenda dhe jashtë qeverisë përmes shoqërisë civile, sektorit privat dhe mediave.

ARKATANA

Në këtë takim specialisti i pushtetit vendor dhe administratës publike, Jeton Cana, ka shpalosur programin dhe objektivat e projektit i cili do të ofrojë asistencë direkte në institucionet komunale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.