Gjilani vlerësohet shembull i bashkëpunimit ndërkomunal rajonal

Gjilan – Në kuadër të shënimit të Javës së Europës në Gjilan, nën organizimin Qendrës Kosovare për Diplomaci dhe Zyrës për Integrime Evropiane, është mbajtur debat me studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” me temën “Bashkëpunimi Ndërkomunal Rajonal”.

Burim Elezi, zyrtar për Integrime Evropiane, ka thënë para studentëve se Gjilani është shembulli më i mirë i bashkëpunimin ndërkomunal rajonal, duke përmendur kështu bashkëpunimet e kësaj komune me Çairin dhe Kumanovën e Maqedonisë.

“Gjilani është shembulli më i mirë i bashkëpunimit ndërkomunal e ndërkufitar. Si rezultat i qeverisjes së mirë të kryetarit Haziri, Gjilani brenda tre vjetësh ka fituar dy projekte të rëndësishme bashkëpunimi nga Komisioni Europian. Njëri me Komunën e Çairit, përmes të cilit janë mbështetur zejtarët e dyja qyteteve dhe granti tjetër është me Kumanovën për modernizimin e tregjeve, i cili është në proces”, ka thënë Elezi.

Drejtori i Qendrës Kosovare për Diplomaci, Selim Daku, njëherësh profesor universitar, duke folur para studentëve, ka theksuar se bashkëpunimi ndërkomunal është tejet i rëndësishëm në interes dypalësh, duke përgëzuar Komunën e Gjilanit për projektet e realizuar deri tani.

Nga ana e tyre, studentët e Universitetit “Kadri Zeka” kanë interektuar për aspektet e bashkëpunimit ndërkomunal rajonal, duke shfaqur interesimet e tyre për përfitimet në praktikë, e që kanë marrë përgjigje nga Elezi e Daku.

Në fund, zyrtari për Integrime, Burim Elezi, ka theksuar se Gjilani do të vazhdoj të aplikoj në IPA projektet e Komisionit Europian sa i përket bashkëpunimit ndërkufitar, duke ndikuar direkt në përmirësimin e jetës së qytetarëve. /rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).