FIDANISHTJA

Gjilani vazhdon me lojëra të dobëta, mezi mposhti Besën

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Në javën e fundit të stinorit vjeshtor skuadra e Gjilanit më në fund ka arritur të shënoj fitore pas katër humbjeve radhazi por me atë se çka u zhvillua gjatë 90 minutave futbollistët e Besës së paku kanë merituar një pikë.

“Bardh e kuqët” e Gjilanit në stadiumin “Tahir Vokshi” në Brestovik të Pejës me bari sintentik ka arritur ta mposhtë Besën me rezultat 2-1 e cila ende nuk ka shijuar fitore në Superligën e futbollit të Kosovës.

Gerhard Progni në minutën e dytë nga goditja e lirë nga 30 metra gjuan furishëm duke gjetur anën e majtë të portierit Kolaj për të realizuar për 1-0.

Futbollistët e Besës kryesisht me futbollist të rinjë kanë mundur të shënojnë në minutën e 7 kur Salihu gjuan bukur por pret portieri Enea Koliqi.

Rast të mirë shënimi në fund të pjesës së parë kishte edhe Barbosa kur gjuan nga 7-8 metra por portieri Koliqi shpëton portën e paprekur.

Në pjesën e dytë në minutën e 49 Tahiri i vetmuar gjuan nga 16 metra por topi përfundon jashtë portës së Koliqit.

Në minutën e 62 pas një aksioni Qyrbja asiston për te Nikaq i cili nuk e pati të vështirë të shënoj për 2-0

FIDANISHTJA

Futbollistët e rinjë të Besës nëpërmjet Sylës në minutën e 77 shënojnë për të zvogëluar epërsinë në 2-1.

Katër minuta më vonë në atë 81 Tahiri humb rast tejet të volitshëm për të shënuar e golin e 2-2 por ja mohon portieri Koliqi.

Në minutën e 88 Busiq nuk shënon në portën e zbrazët.

Trajneri i Gjilanit Sallah Sherifi pas 90 minutave ka deklaruar:
“Skuadra jonë u paraqit mirë, Besa është skuadër e re e cila po jep lojëra të mira çka i përgëzoj për përformancën ne i shpërdoruam disa raste ne si skuadër kemi ambiciet tona kampionati është i gjatë ne do të kërkojmë Kupën dhe pozitat e larta në tabelë”

Futbollistët e Gjilanit të shtunën me 19 dhjetor zhvillojnë ndeshjen e mbetur në Suharekë ku takohen me Ballkanin për të përfunduar stinorin vjeshtor.

Gjilani me këtë fitore ja rrëmben pozitën e katër Feronikelit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.