RCCOLA

Gjilani vazhdon me lojëra të dobëta “furia e kuqe” e Arbërisë e mposht

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Skuadra e Gjilanit ndeshjen e javës së 14-të e ka zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit “Xhemajl Ibishi” me skuadrën e Arbërisë.

“Bardh e kuqët” e Gjilanit edhe njëherë kanë treguar ndeshje e formë të dobët pa një koncept të lojës duke pësuar humbje nga Arbëria.

Futbollistët vendas ishin të parët që rrezikuan në minutën e 12 Bahtiri gjuan me kokë mbi horizontalen e Koliqit.

Në minutën e 32 Keita Aziz njëri ndër futbollistët më të mirë tani e një kohë tek Gjilani godet shtyllën e Donat Kaqiut.

Në minutën e 70 Kashtanjeva nga distanca gjuan furishëm por pret Enea Koliqi Në minutën e 72 ishte momenti vendimtar i kësaj ndeshje Lutfi Bilalli shënon duke i
sjellë tri pikë tejet të vlefshme skuadrës së tij.

Mobi Casa

Vendasit kishin mundësi të shënonin edhe në minutën e 78 Labinot Ibrahimi gjuan nga afërsia Koliqi mbron.

Me këtë humbje “bardh e kuqët” e Gjilanit mbesin mbrapa ndaj liderit Ballkanit.

Trajneri i Gjilanit Gentian Mezani pas 90 minutave ka deklaruar “Ne nuk duhet të qajmë për mos realizimin e aksioneve por duhet të shohim pse nuk mundemi të realizojmë, kjo ndeshje duhet të na jep më shumë motivim ndërsa skuadra mysafire kishte më shumë dëshirë për fitore kjo humbje nuk falet dhe nuk na lejohet
të humbim në këtë mënyrë”.

Ndërsa homologu i Mezanit trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina pas ndeshjes ka deklaruar “Ndeshja ndaj Gjilanit është një motivim shtesë pasi kemi të bëjmë me një skuadër të fortë dhe me futbollistë cilësor kemi punuar shumë për këtë ndeshje dhe ja arritëm dhe për këtë i falënderoj të gjithë futbollistët”.

Në javën e 15-të Gjilani zhvillon ndeshjen me rivalin Lokal me Dritën në cilësinë e Vendasit./rajonipress/