Gjilani vazhdon me humbje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ndeshja e mbetur e javës së parë, në mes Prishtinës dhe Gjilanit, e zhvilluar sot në Prishtinë, ka përfunduar me fitoren e skuadrës nga kryeqyteti me rezultat 1-0.

Gjatë 90 minuta, u zhvillua një ndeshje e dobët dhe me shumë pak raste shënimi.

Futbollistët e Gjilanit, për 90 minuta patën vetëm një goditje në drejtim të portës, në minutën e 32-të, Wilber Perez, gjuan nga largësia por topi shkon jashtë portës.

Fundamenti

Golin e fitores vendësit e shënuan në minutën e 79-të, pas një harkimi nga Jamal, më së miri në zonë gjendet Diar Miftaraj dhe me kokë shënon për t`i siguruar Prishtinës 3 pikë mjaft të vlefshme.

Pas ndeshjes trajneri i Gjilanit, Sedat Pajaziti deklaroi.
“Jam i kënaqur me posedimin e topit, por po kemi probleme që të krijojmë raste. Lojtarët kanë nevojë qe të njohin njëri tjetrin më mirë. Ne do të punojmë qe t`i përmirësojmë gabimet tona”. /rajonipress/