UBT

Gjilani vazhdon edhe këtë vit me diferencime e dallime në ndarjen e ”HISES”

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjilani do të organizoj 10 dëgjime buxhetore për planifikim e buxhetit 2019 . Dëgjimet publike janë të mira, kur përfillet publiku. Nuk quhet dëgjim publik vetëm vizita në zonat elektorale. Në dëgjim publik nuk shkohet vetëm për të marrë duartrokitje. Është dobësi për kryetarin që dëgjimet publike t’i organizojë vetëm në lagjet apo fshatrat ku i ka pasur votat shprehet Riza Abdyli shef i grupit të PDK-së në Gjilan.

Postimi i plotë i Riza Abdylit

Lista e takimeve që e posedoj e tregon këtë. Në qytet, ta zëmë, është planifikuar vetëm lagjja Dheu i Bardhë. Me strategji të tillë, jo që do të hasësh në debat apo në replika, por ka gjasë të marrësh edhe ndonjë mirënjohje. Sepse është bërë kjo hile. Farsë, sa me thënë që ka pasë.

Analizojeni vetë se a është kështu. Ja orari: Orari i dëgjimeve buxhetore është si vijon: 23.08.2018 ora 16:30 Lashtice
23.08.2018 ora 18:30 Zhegër
24.08.2018 ora 16:30 Cerrnicë
24.08.2018 ora 18:30 Livoq i ulet
27.08 2018 ora 16:30 Dheu i Bardhë, Gjilan
27.08. 2018 ora 18:00 Pogragjë
28.08. 2018 ora 16:30 Kmetofc
28.08.2018 ora 18:00 Dobërçani

Ndërsa lagjet dhe fshatrat që nuk kanë qenë pjesë e dëgjimeve publike janë:
Qendra
Dere Mahalla
7 Korriku
Baleci Dardania I dhe II
Kamniku
Bojanina
Kodra e Dëshmorëve
Lagjja e 8 Rr. e Ferizait
Rruga e Kumanovës
Arbëria
Zabeli
Lagjja e Vishnjeve etj.

Fshatrat që nuk i janë marrë parasysh për këto dëgjime janë:
Përlepnica
Malisheva
Uglari
Velekinca
Livoqi i Epërm
Bresalci
Malësia e Zhegofcit etj.

RCCOLA

Kjo skemë, ua zbulon hapur edhe strategjinë e investimeve dhe të ndarjes së buxhetit. Siç kemi kërkuar ne vazhdimisht, ashtu siç kemi vepruar kur kemi qenë në pushtet, investimet do të duhej të bëheshin pa pasur parasysh dallimet partiake në zona.

I nderuar kryetar Haziri, Gjilani gjithmonë ka treguar qytetari dhe ju mos e keqpërdorni kulturën e qytetarëve dhe besimin që e keni marrë sepse pozita e kryetarit të komunës e tejkalon pozitën e kryetarit të partisë, edhe për nga përgjegjësitë, prandaj prej ditës kur zgjidhesh, qytetarët trajtohen barabartë.

Me këto veprime po bëni ndarje dhe po mundoheni t’i orientoni investimet ku keni interesa elektorale. Kjo nuk është e drejtë. Nuk po ua kujtojmë që nuk e dini se nuk është e drejtë, por se nuk do të lejojmë të bëni diskriminime.

Me fuqinë tonë elektorale dhe prezencën tonë në kuvend, do të ngrehim zërin kundër këtyre padrejtësive.

Në të njëjtën kohë duke ju ofruar mbështetjen tonë për çdo veprim që është në interes të përgjithshëm qytetar. Se për këtë jemi përgjegjës si opozitë, e edhe më përgjegjës jeni ju si qeverisje ka shkruar Riza Abdyli Shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit./rajonipress/