Mobi Casa

Gjilani u shpërndan farë misri 402 fermerëve për mbjelljet pranverore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit, në kuadër të projektit të rregullt për mbjelljet pranverore, ka nisur sot shpërndarjen e 800 thasëve me farë misri për 402 fermerë që të mbjellin një sipërfaqe prej 400 hektarëve.

Drejtori i drejtorisë së Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka thënë se fokus ka qenë mbështetja e fermerëve, të cilët nuk kanë arritur të përzgjidhen nga Ministria në grantet e tyre dhe kështu po bëjmë maksimumin që sa më shumë tokë bujqësore të punohet dhe sa më shumë fermerë të mbështeten.

ARKATANA

“Kryetari i Komunës në vazhdimësi për çdo vit ka mbështetur të gjitha projektet në bujqësi dhe sot kemi 402 fermer përfitues për mbjellje të misrit. Me këtë synohet që sa më shumë tokë bujqësore të punohet dhe sa më shumë ta mbështesim bujkun punëtor. Në kuadër të masave parandaluese të pandemisë, shpërndarja do të bëhet duke respektuar masat anti-covid-19. Kushtet klimatike janë optimale për mbjelljet pranverore dhe uroj që nisja e mbjelljes të jetë edhe mesazh pune por edhe mesazh jete në luftën kundër pandemisë globale”, tha ai.

Ramadani ka paralajmëruar edhe subvencione të tjera në sektorin e blegtorisë, bletarisë, pemëtarisë, perimtarisë dhe në mekanizëm bujqësor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.