Hidromorava

Gjilani u pasurua me një shtëpi të re të dijes e diturisë

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Aty afër Shtëpisë së Mallrave, më herët është quajtur Lama e Miellit, që gjendet në qendër të Gjilanit, është përuruar të martën objekti i ri i Bibliotekës së re Regjionale të këtij qyteti, një objekt modern dhe shumë i rëndësishëm për kulturën dhe dijen, në përgjithësi. Në fakt, ky vend, ku tash ngre shtat Biblioteka Regjionale “Fan S. Noli” e qytetit, ishte më parë Shtëpia e APJ-së, një vend i një regjimi fashist, i cili “krijonte” skenarë për zhdukjen e popullatës shqiptare nga trojet e veta stërgjyshore.

Mandej, ky vend ka një histori, sa krenare, aq të dhimbshme, për faktin se, mu te Lama e Miellit, gjendet tash Shtëpia e Mallrave, në vitin 1951, janë ekspozuar disa orë trupat e të vrarëve të grupit të Hasan Alisë të vrarë nga UDB-a serbe. Tash ky vend, me këto ngjarje tragjike dhe të dhimbshme, ka ndryshuar krejtësisht pamjen dhe vendin, sepse, aty sot ngre shtat Oda e dijes dhe e diturisë, Biblioteka Regjionale“Fan S. Noli” e qytetit.

Pra, Komuna e Gjilanit ka përuruar të martën objektin e Bibliotekës Regjionale “Fan S. Noli”, i cili është ndërtuar sipas standardeve evropiane me financim të Komisionit Evropian në vlerë prej 2.3 milionë euro. Në këtë festë të madhe të librit e të dijes, kanë marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, Riccardo Serri, shef i sektorit për Politikë, Ekonomi dhe Integrime Evropiane në kuadër të Zyrës së BE-së në Kosovë, sikurse edhe përfaqësues të institucioneve tjera.

Fillimisht, z. Lutfi Haziri, kryetar i Komunës, ka falënderuar Komisionin Evropian për financimin e objektit të Bibliotekës, por ka folur edhe për problemet që e ka gjetur këtë projekt me të marrë mandatin e kryetarit. Ai ka deklaruar se ky objekt, i cili ka mbi 3200 metra katrorë, do të jetë një mundësi e madhe për dashamirët e librit, nxënësit dhe studentët.
“Sot Gjilani ka festë të madhe. Është një gëzim i papërshkruar. Pse jo? Kjo është një ngjarje e madhe për qytetarët e Anamoravës, të cilët, së shpejti do të kenë rast të vijnë në lokalet e këtij tempulli të dijes, i cili do ta gëzojë lexuesin dhe adhuruesin e librit në përgjithësi. Pse jo? Kjo është një vepër e rëndësishme për të rinjtë, të cilët do të kenë kushte dhe ambient të këndshëm për të fituar dije e dituri. Nga tash, objekti i Bibliotekës së vjetër do t’i mbetet Teatrit të qytetit. Shfrytëzoj rastin që ky tempull i dijes të na afrojë e të na plotësojë nevojat e të rinjve, të cilët kanë nevojë më shumë se të gjithë të tjerët për dije e dituri”.

Eco Higjiena

Ndërsa, Riccardo Serri, shef i sektorit për Politikë, Ekonomi dhe Integrime Evropiane në kuadër të Zyrës së BE-së në Kosovë, ka deklaruar se ndihet i nderuar që po e përuron këtë objekt. Ai tha se, jemi në Kosovë që ta përmirësojmë gjendjen në Kulturë, Shëndetësi, Ekonomi e fusha tjera, sepse nga këto dije, të rinjtë do të përfitojnë njohuri të shumta e të gjera ku do të përparojnë. “Pra, në librat, të rinjtë e këtij lokaliteti do të përparojnë dhe do ta pushtojnë botën me dije”.

Siç dihet, Komisioni Evropian, pos ndërtimit të bibliotekës në fjalë, ka mbështetur Gjilanin edhe në ndërtimin e parkut në lagjen “Dardania” dhe programin për bashkëpunim ndërkufitar me Komunën e Çairit, ku kanë përfituar zejtarët, përderisa KE është financues edhe i hapjes së vendkalimit ndërkufitar Stanqiç-Bellanoc.

Qazim Azizi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Bibliotekës në fjalë tha se, sot, për mua është një ngjarje e veçantë, sepse, po e përurojmë një tempull të dijes, i cili na ka munguar gjer më sot. “Nga ky gëzim, sikur edhe fjalët më janë pakësuar. Po e vërej një ndryshim të madh të ndërtimit të këtij objekti, i cili, së shpejti do të hyjë në përdorim lexuesve gjilanas dhe lokaliteteve të tjera të kësaj ane. Urime dhe e gëzofshim këtë vepër kapitale dhe shumë të rëndësishme”.

Ndërsa, Kushtrim Kadriu, punëtor i Bibliotekës në fjalë, tha se, sot Gjilani shënon një ngjarje të rrallë e të rëndësishme. “Ky objekt i dijes, është një vepër kapitale për lexuesit tanë, e cila do ta hijeshojë qytetin dhe njerëzit e saj. Nga sot, Gjilani ka marrë pamjen pak më ndryshe, sepse, mu në qendër të qytetit, lexuesi dhe adhuruesit e librit nuk do të hezitojnë të vijnë e ta shfrytëzojnë dijen e librit, shokut më të ngushtë të njeriut”/tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.