United Hospital

Gjilani u bënë thirrje bizneseve që t’i lirojnë trotuaret, përndryshe pasojnë gjobat

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike, ka nisur sot një aksion për lirimin e hapësirave publike – trotuaret nga bizneset, disa prej të cilave i kanë vendosur produktet e tyre dhe kanë bllokuar qarkullimin.

Në vendin e ngjarjes ka dalë drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça me bashkëpunëtorë, ndërsa është shprehur se nuk do të ketë tolerime për askënd që i promovon artikujt jashtë normave të lejuara.

ARKATANA

“Sot jemi në këtë aksion për lirimin e trotuareve nga bizneset që po i qesin artikujt e tyre në kundërshtim me ligjin. U bëjë apel të gjitha bizneseve që t’i largojnë vetë produktet që i e pamundësojnë qarkullimin e qytetarëve, përndryshe nuk do të ketë tolerime dhe do të ketë gjoba të ashpra ndaj të gjithë atyre që e thejnë ligjin”, ka thënë Korça.

Ai ka bërë të ditur se vërejtje u janë dërguar të gjitha bizneseve të komunës së Gjilanit që i kanë bllokuar trotuaret dhe inspektorët do të veprojnë me kohë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.