Gjilani tregoi se është më e mirë se Ferizaj
Në javën e 6-të, skuadra e Gjilanit si mysafire në Ferizaj ka arritur të kthehet me gjahë të plot, duke e mposhtur Ferizajn me rezultat 2-0.
Në pjesën e parë dy skuadrat nuk treguan futboll cilësor, ndërsa sulmet kryesisht përfundonin në gjysmë fushën kundërshtare.
Në pjesën e dytë futbollistët e Gjilanit treguan vlerat e tyre, në minutën e 65-të, sulmuesi Perez arrin ta mposht portierin Blakqorin duke sjell siguri tek skuadra e tij.
Tre minuta para përfundimit të ndeshjes, Sadriu vulos fatin e kësaj ndeshje, duke i siguruar tri pikë të vlefshme në vazhdim të kampionatit.
Trajneri i Gjilanit, Sedat Pajaziti pas ndeshjes ka deklaruar.
“Jam i kënaqur me rezultat kishim nevojë të madhe për këto pikë para ndeshjes derbi me rivalin lokal, kjo fitore është për tifozët “Skifterat” të cilët po na përcjellin në çdo ndeshje”.
Në javën e ardhshme Gjilani është nikoqirë i derbit më të madh në vend me Dritën, ku pritet të mos mungoj spektakli futbollistik./rajonipress/


