Hidromorava

Gjilani themelon Këshillin Publik-Privat për të lehtësuar konsultimet mes kabinetit të kryetarit dhe sektorit privat në fushën e të drejtës së pronës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka themeluar të mërkurën Këshillin Publik-Privat (KPP), me mbështetje të programit të USAID-it, Qeverisja e Pronës, në ngjarjen ku mori pjesë nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina-Bunjaku, drejtoresha e Aktivitetit të USAID-it Qeverisja e Pronës, Jennifer Ober, e përfaqësues të bizneseve.

Në emër të kryetarit Alban Hyseni, në këtë ngjarje ka folur nënkryetarja Morina-Bunjaku, e cila tha ky Këshill është një mekanizëm konsultativ jo-formal dhe këshillëdhënës për Kryetarin e Komunës, për të ndarë përvojat së bashku.

“Ky mekanizëm lehtëson konsultimet mes kabinetit të kryetarit dhe sektorit privat me qëllimin kryesor për të përmirësuar kornizën ligjore në fushën e së drejtës së pronës për të nxitur investimet në Komunë tonë”, ka thënë Morina-Bunjaku.

Uji Dea

Gjithashtu, ky këshill do të lehtësojë dialogun dhe konsultimin për rregulloret komunale të cilat ndikojnë në të bërit biznes, buxhetin komunal, planin e prokurimit, dokumente strategjike komunale dhe dokumente e çështje të tjera që propozohen nga kryetari i Komunës ose nga sektori privat.

Në këtë ngjarje është diskutuar mbi sfidat dhe çështjet e ndërlidhura me menaxhimin, dhënien dhe këmbimin e pronës komunale, partneritetin publiko-privat dhe mbështetjen e bizneseve me pronare gra./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.