RCCOLA

Gjilani tërë muajin janar në festa, asnjë lëvizje pozitive për qytetarin nuk po ndodhë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Derisa komunat tjera të Anamoravës realizojnë takime dhe flasin për projekte dhe investime, në Gjilan vazhdon festa e dalldisja me “Flakën e Janarit”. Qytetarët shprehen të zhgënjyer që edhe viti 2023 ka nisur mbrapshtë dhe pa ndonjë strategji për Gjilanin.

Viti 2022 ishte viti më i errët për Gjilanin që nga pas lufta. Ky fakt dhe mungesa e investimeve dhe mungesa e realizimit të projekteve po i brengos qytetarët e sinqertë dhe ata që kanë vendosur të jetojnë në këtë vend, pavarësisht rreziqeve dhe sjelljes së pushteteve.

Mirlindi një student i ndërtimtarisë thotë se vazhdimisht i përcjell zhvillimet e komunës dhe deri tashti asgjë konkrete nuk ka parë.”E di që “Flaka e Janarit” e ka rëndësinë e vet, por jo me zgjat me muaj e me ba shpenzime ndërsa punët i kemi pus. Nëse e shikon seancën e Kuvendit, e sheh se aty është një cirk, ku ka vetëm interesa të klaneve. Vërtet mjerim dhe nuk pres që Gjilani të këndellet për një kohë” shprehet ai.

Uji Dea

Mustafa një qytetar gjilanas mendon se qeverisja komunale as që e ka idenë se çka janë projektet, si realizohen ato dhe kush i përgatit.”Kam dëgjuar nga organizatat e huaja se Gjilani ka mungesë të projekteve sepse zyra e projekteve ka mungesë të njohurive profesionale dhe nuk e përcjell trendin. Kjo është për keqardhje dhe ne duhet të pajtohemi me këtë strukturë tw dobët që ka qyteti” mendon Mustafa.

Samiri një 43 vjeçar mendon se Gjilani duhet të fokusohet në projekte serioze dhe jo në lëmosha nga të tjerët.”Gjilani ka fonde vetanake që mundet të zhvilloj dhe realizoje vet projekte, qoftë në infrastrukturë ose projekte kapitale. Gjilani po vendnumëron dhe pika zero e zhvillimit po ecë përpara” thotë me ironi Samiri./rajonipress/