Gjilani të festojë dinjitetshëm
Gjilan – Blerton Ajeti nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim ka apeluar tek qytetarët e komunës së Gjilanit që gjatë ditëve të festimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë të jenë të kujdesshëm , sidomos me mjetet piroteknike, për arsyeje se nga ato mundë të vijë deri te ndonjë lëndim serioz. Edhe Ismet Hashani nga policia e Gjilanit lut qytetarët që të festojnë me dinjitet.
Në prag të festës së 28 nëntorit pothuajse të gjitha institucionet komunale dhe ato të sigurisë i kanë bërë përgatitjet e duhura që ky manifestim tashmë kombëtarë të kalojë ashtu siq i ka hije një qyteti të civilizuar siç është Gjilani.
Megjithatë Blerton Ajeti drejtor për mbrojtje dhe shpëtim ka lutur qytetarët që të kenë kujdes kur ata dalin për të festuar me familjet e tyre, të jenë të kujdesshëm sepse pajisjet elektronike dhe të tjera të cilat munden me inicue zjarr t`i kenë të ç’kyçura që të mos vijmë deri te ndonjë inicim i zjarrit i cili kishte me qenë me pasoja për ekonomit e tyre familjare.
“Drejtoria për Mbrojtje dhe shpëtim gjegjësisht sektori i zjarrëfikjes dhe Shpëtimit janë të mobilizuar dhe të përkushtuar që të mbrohet pasuria Publike dhe ajo Private. Andaj çdo person i cili vëren rrezikun nga fatkeqësitë e mundshme mundë të lajmërohet tek numrat kryesor të policisë, qendrës së alarmimit dhe zjarrfikësve.
Ndryshe Ajeti ka uruar të gjithë qytetarët për 100 vjetorin e pavarësisë me urimin që kjo festë Kombëtare të kalojë e qetë dhe të festohet në mënyrë dinjitoze.
Edhe Ismet Hashani nga policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë festave. ”Gjilani gjithmonë ka festuar me dinjitet dhe janë treguar të edukuar dhe të civilizuar dhe kërkojmë që edhe kësaj radhe të jenë syçelë dhe të festojnë me vetëdije dhe pa bërë dëme materiale” u shpreh Hashani./rajonipress/