Hidromorava

Gjilani subvencionon me farë misri 406 farmerë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka ndarë sot subvencione të farës së misrit për 406 farmerë, duke arritur të mbulohen 320 hektarë. Farën e misrit ua kanë ndarë sot farmerëve të Gjilanit kreu i Komunës, Lutfi Haziri së bashku me drejtorin e Bujqësisë, Ramiz Ramadani.

“Ju 406 bujqit përfitues të sotëm, të cilët nuk po lëni asnjë pëllëmbë toke pa e punuar, duhet të jeni shembull sepse bujqësia është baza e zhvillimit në çdo familje. Gjithmonë, pavarësia në familje ka qenë punimi i tokës. Tash që jemi në sezonë të misrit, uroj që të ketë bereqet pas mjedrës që e kemi filluar javën e kaluar. Do të vazhdojmë ta rrisim mbështetjen për bujqit”, është shprehur kryetari Haziri, pasi bëri shpërndarjen e farës së misrit.

Ndërsa, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, pasi e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe në këtë sektor, tha se fara e misrit që është shpërndarë sot është mjaft kualitative.

UBT

“Ky është subvencion iu dedikohet kategorisë së farmerëve të cilët nuk arrijnë t’i plotësojnë kriteret për subvencione të Ministrisë së Bujqësisë. Kemi ndarë subvencion për 406 farmerë ose 320 hektarë kemi arritur t’i mbulojmë, ndërsa vlera e projektit është rreth 15 mijë euro. Është farë hibride kualitative dhe është njëri nga projektet që e prek shtresën që është mëse e nevojshme. E falënderoj kryetarin për mbështetjen që po e bënë për të gjithë farmerët”, ka thënë Ramadani.

Nga ana e tyre, bujqit Mefail Ramushi nga Llashtica dhe Naser Aliu nga Nasala, e kanë falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e sotme, të cilën e kanë vlerësuar tejet të rëndësishme për sigurimin e mirëqenies për familjet e tyre.

Përndryshe, në ditët në vazhdim Komuna e Gjilanit do të bëjë subvencionimin e serrave, centrifugave për bletarët, sikurse edhe me mekanizim bujqësor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.