United Hospital

Gjilani subvencionon 40 farmerë me fidane të mjedrës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Gjilanit, ka subvencionuar sot 40 farmerë me fidane të mjedrës, projekt ky i cili po implementohet në partneritet me kompaninë “Fresh Fruit” dhe mbështetje të USAID.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, ka thënë se vëmendje të veçantë i kanë kushtuar përzgjedhjes së farmerëve nga viset e larta, ngase kultura e mjedrës i përballon këto terrene.
“Materiali fidanor është i cilësisë së lartë, varieteti Polka dhe është me origjinë nga Polonia. Pra, është i njëjti material fidanor të cilin bujqit e kanë marrë në pranverë dhe nga monitorimi që e kemi pasur ne si Drejtori, te shumica e farmerëve janë arritur rezultate brilante”, ka thënë drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani.

“Me këtë projekt, po i përmbyllim investimet e planifikuara për këtë vit në bujqësi, të cilin e vlerësojmë si vit shumë të suksesshëm, për çka në mënyrë të veçantë e falënderoj kryetarin Haziri për mbështetjen e vazhdueshme dhe me prioritet të këtij sektori”, ka shtuar Ramadani.

ARKATANA

Ilir Kozhani, nga projekti i “Agro” i USAID, ka thënë se qëllimi i mbështetjes është që këta farmerë të punësohen dhe të jetojnë nga duartë e tyre, nga toka e tyre.

Ndërsa, farmeri Shefki Latifi nga fshati Kmetoc, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për këtë subvencionim, duke thënë se ky është lehtësim i madh për të dhe familjen e tij, për funksionalizimin e kësaj veprimtarie.

Vlera e këtij projekti është 60 mijë euro, ku Komuna ka participuar me 50 për qind të shumës dhe partneriteti strategjik po ashtu me gjysmën e shumës. Për këtë përkrahje të bujqve gjilanas, kompania “Fresh Fruit” mbështetet nga USAID në ngritjen e kapaciteteve përpunuese./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.