UBT

Gjilani subvencionon 20 serra bujqësore për fermerë‏

/ 5 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Komuna e Gjilanit, respektivisht, Drejtoria e Bujqësisë, sot ka promovuar projektin e tretë në bujqësi për këtë vit, atë për serra komerciale dhe gjysmëkomerciale, duke bërë kështu që këto familje të krijojnë edhe vende të reja pune në pronat e tyre.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës në fshatin Llashticë, ka thënë se ky është fshati më punëtor në këtë anë, me përkushtim të vazhdueshëm në bujqësi. Edhe më tutje kryetari tha se bujqësia mbetet prioritet me rëndësi të veçantë, si sektori që më së shumti mund të gjeneroj vende të reja pune.

“Llashtica është fshati më bujqësor, më i organizuar dhe më punëtor në lëmin e bujqësisë në Komunën e Gjilanit. Sot kanë përfituar me serra pesë fermer nga Llashtica nga gjithsej 20 në gjithë Komunën. Do të vazhdojmë me projekte dhe mbështetje tjetër, si në mekanizim bujqësor por edhe në fusha të tjera dhe kultura të ndryshme. Kryefamiljarët që punojnë duke organizuar familjet e tyre dhe përmes punës sigurojnë të ardhura për familje, do ta kenë mbështetjen e Komunës, duke u angazhuar që kosto e investimit për këto familje të jetë zero, në mënyrë që më pas fitimi të jetë më i madh për ta. Bereqeti në këto familje nuk do të mungoj, sepse angazhimi dhe puna asnjëherë nuk shkojnë huq”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka potencuar se jo vetëm ky vit, por edhe viti i ardhshëm do të jenë prioriteti kryesorë, në subvencionim, përmes të gjitha mjeteve të mundshme që i ka në buxhet të Komunës dhe mjeteve tjera që do të vijnë nga donatorët, sepse siç ka thënë Haziri ky është sektori që jep zhvillim të qëndrueshëm ekonomik lokal Komunës dhe vendit tonë.

“Pa një familje të qëndrueshme ekonomikisht, nuk ka assesi mundësi që të kemi një Komunë të qëndrueshme. Nëse familja pavarësohet financiarisht me punën e vet, atëherë ne mund të ndihemi të lumtur e relaksuar sa i përket fushës së bujqësisë.

Haziri ka apeluar tek të gjithë fermerët të cilët kanë mundësi ta punojnë tokën, që të marrin shembull këto familje, të cilat janë punëdhënës të vetvetes në tokën e tyre dhe në prodhimin e tyre.

United Hospital

Ndërsa, drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen financiare të projekteve bujqësore, të cilat ndikojnë në rritje të prodhimit dhe krijimin e vendeve të punës.

“Falënderoj kryetarin Haziri, që me përkushtim dhe mbështetje të tij sot kemi këtë projekt të realizuar në fshatin Llashticë, që mundëson në një hapësirë të vogël të tokës të bëhet punë e madhe, rendimente shumëfish më të mëdha, shfrytëzim maksimal të kohës së prodhimit dhe normalisht edhe përfitime shumë më të mëdha se në ambient të hapur. Angazhimi dhe mbështetja nga i pari i Komunës, mundësoi që ne sot të kemi projektin e tretë në lëminë e bujqësisë, pas projektit të mjedrës dhe mbjelljeve pranverore, duke informuar se gjatë tërë vitit do të kemi projekte që janë mbështetje për bujqit dhe bujqësinë në përgjithësi. Nga ky projekt janë përfitues 20 fermer me 20 serra, ku prej tyre 10 serra janë të dedikuara për aspektin komercial-treg dhe 10 të tjera janë për nevojat familjare. Dhjetë serra janë mbulojnë hapësirën nga 300 m2 dhe dhjetë të tjera nga 150 m2”, ka thënë Ramadani në fjalën e tij.

“Uroj që t`i shfrytëzoni maksimalisht këto serra dhe duke falënderuar mbështetjen e vazhdueshme të këtij sektori nga qeverisja Haziri, ne do të vazhdojmë me projektet tjera dhe sektorin e bujqësisë mëtojmë ta shndërrojmë në institucion punësimi”, ka thënë drejtori Ramadani.

Ndryshe, njëri nga përfituesit, Xhelal Musliu nga fshati Llashticë, ka thënë se kjo mbështetje është vend i sigurtë i punës për ta.

“Deri më tani kemi punuar në kushte shumë largë më të vështira, sepse kishim serra te improvizuara që nuk mund të prodhohej produkte aq sa do të prodhohen në këtë serrë, e cila është më standardet më të larta të ndërtimit dhe plotëson kushtet që rendimentet të jenë premtuese”, ka pohuar ai ndër të tjerash, duke falënderuar Komunën e Gjilanit për këtë mbështetje të madhe për familjen e tij por edhe për bujqësinë në përgjithësi.

Projekti për këto serra kap shifrën mbi 23 mijë euro dhe janë ndërtuar 20 serra të investuar nga Komuna e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.