Fundamenti

Gjilani starton edicionin e garave me fitore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Futbollistët e Gjilanit me mjaft sukses kanë startuar në edicionin e ri të garave në stadiumin e qytetit në Gjilan, duke e mposhtur skuadrën e Besës me rezultat 2-1.

Ashtu siç është pritur futbollistët e Gjilanit gjatë 90 minutave treguan një lojë të mirë dhe të pjekur, duke shënuar fitore mjaft të rëndësishme në fillim të kampionatit.

Goli i epërsisë arrin në minutën e 30-të, Armend Thaçi mjaft mirë gjen sulmuesin e Gjilanit, Isa Eminhazirin, i cili sjell “bardh e kuqët” në epërsi me 1-0.

Epërsinë e Gjilanasve ka mundur shumë mirë ta ngrit Karahoda, së pari në minutën e 38 nga një pozitë shumë e mirë gjuan jashtë portës, ndërsa në minutën e 41 portieri mysafir mbron me mjaft sukses gjuajtjen e tij.

ARKATANA

Në minutën e 53-të, mesfushori Mustafa me mjeshtri gjen sulmuesin e tij këmbëshpejtë Gëzim Rusin,i cili shënon për rezultatin 2-0.

Edhe pse kishte iniciativë në fushë, futbollistët e Gjilanit më tepër kërkonin të ruajnë këtë epërsi, në minutën e 82-të, Hyseni i Gjilanit bën një gabim fatal e këtë më së miri e shfrytëzon futbollisti i Besës, Altin Merlaku, i cili zbut epërsinë në 2-1.

Në javën e dytë futbollistët e Gjilanit do të takohen me Feronikelin në Drenas./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.