UBT

Gjilani sot feston ditën e saj të çlirimit, aktivitetet shumica në platformën online

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Edhe pse në rrethana tjera Gjilani sot shënon ditën e saj të çlirimit me një sërë aktivitetesh. Për shkak të pandemisë shumica dërmuese e aktiviteteve janë në platformën online.

Sipas zyrtarëve komunal më 15 qershor kur edhe është manifestimi qendror janë paraparë aktivitete të shumta.

“Të hënën më 15 qershor fillojnë aktivitetet me homazhe në varrezat e dëshmorëve, për të vijuar aktivitetet me ndarjen e çmimeve “Agim Ramadani”, “Idriz Seferi”, “Hanumshahe Abdullahu”ka thënë Deniza Limani.

RCCOLA

Ajo ka thënë se në programin kulturor do të kemi për qytetarët gjilanas edhe shfaqjet teatrale online për tri ditë me radhë.

Një aktivitet tjetër i rëndësishëm është ai i organizuar nga teatri i Gjilanit me motive kombëtare nën slloganin “T’fala nga Gjilani” që, gjithashtu, mund ta përcillni nga shtëpitë tuaja sepse shumica dërmuese e aktiviteteve janë në platformën online, për shkak të përballjes me pandeminë globale./rajonipress/