UBT

Gjilani sjell nga Shqipëria përforcimin bombastik

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ashtu siç kemi paralajmëruar ditë më parë, krerët e Gjilanit kanë arritur ta zyrtarizojnë përforcimin më të madh në futbollin e Kosovës, sulmuesin e krahut 28 vjeqarin Bedri Grecën.

Greca më herët ka mbrojtur ngjyrat e Flamurtarit të Vlorës, Kukësit e Luftetarit, ndërsa së fundmi ka djersitur fanellën e Tiranës.

Sulmuesi i ri i Gjilanit, Greca me skuadrën e Tiranës në Superioren e futbollit të Shqipërisë ka realizuar 4 gola dhe 6 asistime.

UBT

Në radhët e “bardh e kuqëve” të Gjilanit ky është përforcimi i gjashtë në këtë afat kalimtar.

Greca siç merret vesh do të jetë futbollisti më i paguar në futbollin e Kosovës./rajonipress/