RCCOLA

Gjilani shton kapacitetin e ujit të pijshëm me 25 litra për sekondë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar se së shpejti kësaj komune do t’i shtohet kapaciteti i ujit të pijshëm për 25 litra për sekondë.

Haziri e bëri të ditur lajmin pas vizitës së punimeve në hapjen e tre puseve të reja në kazermën e Batalionit të Shpejtë të FSK, së bashku me drejtorin e kompanisë regjionale të ujit Hidromorava, Muhamet Suliqi.

“Shumë shpejtë do të furnizohemi nga këtu me ujin e pijshëm me kapacitet shtesë prej 25 litra për sekondë. Me mjetet e ndara prej 200 mijë eurosh nga ana e Komunës dhe Hidromoravës, po bëjmë hulumtimin edhe në lagjen Fidanishte, ku shpimet e reja shpresojmë të na sjellin rezultat për ta zbutur situatën emergjente të furnizimit me ujë të pijshëm”, tha Haziri.

UBT

Ai ka apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë ta kursejnë ujin e pijshëm për ta përballuar gjendjen.

Drejtori i kompanisë regjionale të ujit Hidromorava, Muhamet Suliqi, tha se beson që shumë shpejtë do të aktivizohen këto puse, ndërkaq nga java e ardhshme do të kalohet në Fidanishte për hapjen e puseve të reja.

“E falënderoj kryetarin Haziri për mbështetjen që nga dita e parë që është shpallë situata emergjente. Aktualisht po furnizohemi prej katër burimeve, nga penda e Përlepnicës, “Guri i Hoxhës”, në burimin e ujit në fshatin Velekincë dhe te “Baja”. /rajonipress/