FIDANISHTJA

Gjilani shpëton në minutat shtesë, për pak sa nuk u korit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Futbollistët e Gjilanit në ballafaqim me KEK-un, i cili ka vetëm një pikë në konton e saj, për pak sa nuk u korit.

Futbollistët e Gjilanit ju deshtë plot 94 minuta ti mbaj në ankth dashamirët e saj për ti arkëtuar tri pikë tejet të vlefshme dhe për ti ikur zonës së barazhit duke shënuar dy gola për dy minuta.

Futbollistët e Gjilanit si duket ende janë në “gjumë dimëror”, ata nga 5 ndeshje kampionale pranverore kanë pësuar 3 humbje e dy barazime.

“Bardh e kuqët” e Gjilanit, edhe ndaj skuadrës së çregjistruar të KEK-ut, treguan përformancë tejet të dobët pa raste shënimi.

Gjatë 90 minutave Gjilanasit krijuan dy gjysmë raste shënimi, Razak Keita në minutën e 7-të nuk ishte i kujdesshëm dhe në minutën e 68-të, Fiton Hajdari gjuan me kokë por Drin Hoda, “gardiani” i KEK-ut ishte në vend.

Hidromorava

Mysafirët poashtu nga dy gjysmë raste tentuan të mposhtin portierin Donat Kaqiun por nuk arritën.

Së pari Stullqaku në minutën e 20-të, por mbrojtja e Gjilanit intervenon dhe në minutën e 36-të, Amir Prishtina gjuan me kokë por Kaqiu ishte në vend.

Kur të gjithë në shkallët e stadiumit për çdo moment pritnin fërshëllimën e fundit të arbitrit nga Prishtina Alban Shala, në skenë del sulmuesi Shpend Asani në minutën e 94-të, i cili nga 10 metra mposht “gardianin” e “elektricistëve” Drin Hodaj.

Një minutë më vonë “bardh e kuqët” shënojnë edhe golin e dytë të kësaj ndeshje tejet të dobët nga futbollistët e Gjilanit, autor ishte Wiber Perez duke i dhënë fund kësaj ndeshje me plot ankth për tifozët “Skifterat”.

Në javën e 24-të, Gjilani është nikoqirë i Trepqës’89./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.