GRANDEMALL

Gjilani shpërndan pesë krerë gjedhesh për fermerët, donacion i shkollës së agrobiznesit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit, përkatësisht, Drejtoria e Bujqësisë, në bazë të memorandumit të bashkëpunimit me shkollën e agrobiznesit “Arbëria”, ka shpërndarë pesë krerë gjedhesh.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, ka deklaruar se ky aktivitet dëshmon se kjo shkollë është plotësisht aktive, rentabile dhe në shërbim të farmerëve.

Ndërkaq, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka deklaruar se nga ky donacion kanë përfituar farmerët më të mirë.

Uji Dea

“Pas memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar mes Drejtorisë së Bujqësisë dhe shkollës së agrobiznesit “Arbëria”, sot jemi në implementim të projektit të dytë, apo donacionit nga kjo shkollë dhe përmes thirrjes publike i kemi përzgjedhur pesë farmerët më meritor për pesë krerë gjedhesh. Të njëjtën sasi e kemi shpërndarë edhe në muajin shkurt. Urime përfituesve”, tha drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani.

Kurse, drejtori i shkollës së agrobiznesit “Arbëria”, Xhelal Jetishi, ka thënë se kjo praktikë do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm.
Përndryshe, farmerët në këtë rast kanë marrëdhënie kontraktuale me Drejtorinë e Bujqësisë, janë të njoftuar për obligimet që i kanë për shkak se këto krerë gjedhesh nuk mund të shitet dhe të theren, por i destinohen përmirësimit racor. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.