Uji Dea

Gjilani shpërndan pakon sociale për bujqësinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë Ramiz Ramadani, kanë bërë sot shpërndarjen e pakos sociale në bujqësi, për të mbështetur fermerët për periudhën dy mujore të kaluar në përballje me pandeminë.

“Përmes drejtorit të bujqësisë kemi krijuar listën e nevojave të fermerëve, si koncentrate dhe produkte tjera për ushqimin e kafshëve dhe shpezëve. Me kapacitetet që ka Komuna e Gjilanit, sot kemi filluar shpërndarjen në mënyrë që sadopak ta zbusim këtë gjendje të cilët e kanë paraqitur drejtoria pas incizimit të gjendjes në terren”, ka thënë nënkryetari Ismajli.

Ndërsa, Ramiz Ramadani, drejtor i Bujqësisë në Gjilan, ka thënë se në këtë fazë kemi trajtuar fermerët të cilët rritjen e gjedhit e bëjnë brenda dhe me ushqime të gatshme e jo në kullosë.

Uji Dea

“Trajtimi i pakos mbështetëse dedikohet për fermat të cilat janë rreth zonës urbane dhe në periferi. Kjo masë përfshinë 30 thasë himje të grurit,10 thasë koncentrat dhe 10 thasë misër kokërr. Lista e mbështetjes është për 40 fermerë në këtë fazë. Por në rast se do kemi edhe kërkesa të reja, do t’i trajtojmë edhe ato”, ka thënë në fjalën e tij informuese, drejtori Ramadani

Ndërsa, Ismet Murtezi fermer ka thënë se bashkëpunimi dhe mbështetja e shtetit, janë elementet kyçe të ecjes përpara, derisa ka falënderuar Komunën për angazhimin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.