Eko Higjiena

Gjilani shpërndan mekanizim bujqësor për 60 farmerë

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Gjilanit ka shpërndarë sot mekanizim bujqësor për 60 farmerë, vlera e të cilëve është afro 53 mijë euro.

Drejtoria i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka deklaruar se ky është viti i gjashtë që Komuna e udhëhequr nga Lutfi Haziri shpërndan këtë pako.

“Është viti i gjashtë i qeverisjes së z Lutfi Haziri që e promovojmë këtë projekt, duke e vlerësuar rëndësinë e mekanizimit bujqësor. Nga kjo pako mbështetëse, përfitojnë 20 farmerë me spërkatëse 440 litërshe, 10 farmerë përfitojnë rotofreza, 10 të tjerë përfitojnë piajtore me 24 disqe, 10 farmerë kosa rotative, ndërsa 10 farmerë të tjerë përfitojnë grumbulluese të sanës. Për pak ditë, edhe dhjetë fermerë do të furnizohen me makina për mbjelle të misrit. Pra, janë 70 pajisje mekanizimi. Urime të gjithë përfituesve”, tha Ramadani.

HW

Pasi e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen sistematike ndaj sektorit të bujqësisë, Ramadani tha se krahas këtij aktiviteti, Drejtoria për Bujqësi e ka të hapur edhe thirrjen për aplikim për farë të grurit, duke shtuar se mekanizimi bujqësor do ta krijojë mundësinë e punimit cilësor të tokës e rritjes së rendimentit.

Ndërsa, farmeri nga Pogragja, Ismajl Rexhepi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen në mekanizim, duke thënë se ky është një lehtësim i madh për përpunimin e tokës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.