Hidromorava

Gjilani shpërndan laptopë për nxënësit në Gadish, Kishnapole dhe Sllakoc

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan, ka bërë sot shpërndarjen e laptopëve për nxënësit e fshatrave Gadish, Kishnapole, Sllakoc të Epërm dhe të Ulët, donacion ky që është dhënë nga kryetari Lutfi Haziri dhe ndërmarrja Elkos Group.

Drejtori i DKA’së, Nazim Gagica, tha se janë zgjedhur fëmijët e familjeve me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale duke u mbuluar numër i konsiderueshëm i nxënësve nga këto fshatra.

KKVITI

“Mësimi në distancë është një brengë e vazhdueshme për Komunën e Gjilanit në vazhdimësi gjatë përballjes me pandeminë globale Covid-19. Sot kemi mbështetur një numër të konsiderueshëm të nxënësve të këtyre fshatrave me laptop dhe ata tashmë kanë qasjen në orët mësimore. Këto pajisje që janë dhënë falas për nxënësit e këtyre anëve janë donacion nga kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe ndërmarrja Elkos Group”, ka njoftuar drejtori, Nazim Gagica.

Njëkohësisht Gagica ka bërë të ditur se kërkesa është balancuar me nevojën dhe kushtet e familjeve, sepse nuk kishte më shumë sasi në këtë fazë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.