Eko Higjiena

Gjilani shpërndan gjedhe për fermerët për përmirësim racor, donacion i shkollës së agrobiznesit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka shpërndarë të martën pesë krerë gjedhe për fermerët, që janë donacion i shkollës së agrobiznesit “Arbëria”.

Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, ka thënë se këto gjedhe i dedikohen përmirësimit racor dhe në asnjë mënyrë nuk lejohet shitja, therrja apo tjetërsimi i tyre.

“Ky është kontigjenti i tretë që po e shpërndajmë sot me gjedhe. Pra, 15 ekonomi bujqësore e kanë mundësinë e përmirësimit racor. Industria e mishit në Gjilan, përkatësisht Malësia e Calabria si dhe industria e qumështit Kabi, i japin mundësi të pakufizueshme zhvillimit të këtij sektori. Ne si Drejtori po bëjmë përpjekje që ta mbështesim këtë sektor, qoftë përmes realizimit të programeve në partneritet me shkollën “Arbëria” dhe programeve të tjera”, ka thënë Ramadani.

Uji Dea

Drejtori i shkollës së agriobiznesit “Arbëria”, Xhelal Jetishi, ka thënë se ky donacion i sotëm është edhe një vlerë e shtuar e kësaj shkolle.

“Ne kemi hyrë në listën e donatorëve tek Drejtoria e Bujqësisë. Brenda 2 viteve kemi arritur që t’i shpërndajmë 15 krerë gjedhe për përmirësim racor, pasi për këtë racë ka nevojë Gjilani e Anamorava”, ka thënë Jetishi.

Ramadani e Jetishi e kanë falënderuar në fund kreun e Gjilanit, Lutfi Haziri, për mbështetjen e madhe të ofruar për realizimin e suksesshëm të këtyre veprimtarive./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.