FITORJA

Gjilani shpërndan fidane të arrës për 22 fermerë për ngritjen e 15 hektarëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan ka shpërndarë sot fidane të arrës për fermerët, ku do të ngritën 15 hektarë me këtë kulturë.

Gjatë shpërndarjes së këtij subvencioni, nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i ka uruar fermerët, ndërkaq ka shprehur zotimin se Komuna edhe në vitin e ardhshëm do të vazhdojë me mbështetjen edhe më të madhe ndaj tyre, me të gjitha kapacitetet.

Drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, ka shfaqur zotimin se do t’iu qëndrojnë prapa fermerëve për implementimin e plotë të këtij projekti.

ARKATANA

“Komuna e Gjilanit i ka dhënë mundësi të mëdha sektorit të pemëtarisë dhe fokusin e mbajtur kryesisht tek kulturat industriale. Kemi pasur kërkesa të vazhdueshme nga fermerët për mbështetjen në kulturën e arrës. Kemi vlerësuar se komuna jonë ka kushte të mira klimatike dhe tokësore për kultivimin e arrës, e mbi të gjitha, është kulturë e perspektivës, me treg të sigurtë”, tha ai.

I pari i bujqësisë në Gjilan ka numëruar rezultatet e punës për këtë vit, duke theksuar se 2019-ta ka qenë vit jashtëzakonisht i suksesshëm për këtë sektor.

“Kemi pasur partneritete me Komisionin Europian, shkollën e agrobiznesit “Arbëria”, e donatorët tjerë në favor të blegtorëve. Kemi subvencionuar në plotni mbjelljet pranverore dhe vjeshtore dhe kemi bërë përpjekje për t’i selektuar projektet kapitale investive për t’ua lehtësuar punën bujqve. E falënderoj kryetarin Haziri dhe nënkryetarin Ismajli për mbështetjen e madhe që ia ka dhënë këtij sektori”, ka përfunduar Ramadani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.